fbpx

Koronavirusi/ Ushtria ‘zbarkon’ në terren, kontroll atyre që kanë udhëtuar në Itali e Greqi

shtabi-i-emergjencave-civile-770x418.png

Ushtria ka dalë në terren mbrëmjen e sotme për të shtuar masat ndaj Koronavirusit në vendin tonë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku ka bërë me dije disa informacione.

Ai është shprehur se detyrat e FA-ve janë në mbështetje të Policisë së Shtetit për të kontrolluar apo sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi.

Detyrat e FA-ve në këto moment janë që të jenë në mbështetje të policisë së shtetit për të kontrolluar, sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi për t’i detyruar të vetëkarantinohen. Do të vazhdojnë për aq kohë sa është e nevojshme. Planet tona janë fleksibël. Aktualisht shtrihen dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ka një plan të detajuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303