fbpx

Koronavirusi/ Vasili për Ramën: Mirë që nuk ka lidhje me shkencën, por nuk dëgjon as ekspertët

Ish-kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish kundër qeverisë në lidhje me masat e marra kundër koronavirusit. “Ai nuk ka lidhje me shkencën, ka dhe një fatkeqësi më të madhe se nuk dëgjon ekspertët”, thotë Vasili.

Vasili tha për Ora News se vija e parë në këtë situatë është spitali Infektiv i cili po përballon një betejë shumë të vështirë.

“Ka shumë propagandë, shumë mesazhe të gabuara, sepse në asnjë rast që të shpërdorohet figuracioni i luftë. Ka thënë kryeministri që do tu shpërthejnë bomba në trup, ka folur për arkivole, por këto nuk janë të vërteta, pasi vetë natyra dhe shifrat e virusit tregojnë se kjo është një pandemi që duhet vlerësuar seriozisht, por në botë kjo pandemi nuk ka shkaktuar atë që thotë kryeministri. Ai nuk ka lidhje me shkencën, ka dhe një fatkeqësi më të madhe se nuk dëgjon ekspertët. Masat e marra janë një zhurmë e madhe. Duhej kufizuar lëvizja, lejim të veprimtarive bazike, lënia e tyre e hapur në mënyrë që të shmangim grumbullimin e njerëzve. Sigurimin e mjeteve mbrojtëse për personalin mbrojtës, të mos shpenzojmë kohë duke thënë që kemi çuar 30 njerëz në Itali, ndërsa këtu i kemi pa mbrojtje. Vija e parë në këtë situatë është spitali Infektiv i cili po përballon një betejë shumë të vështirë. Pa testime të njerëzve askush nuk mund të jetë i qetë dhe nuk mund të bëjë testime”, thotë Vasili.