Koronavirusi/ Vendosja e maskave në Gjermani do bëhet e detyrueshme

b25lY21zOmRmODcxZTViLWQzZmEtNDYwOS05YzQ1LTkwMGVjMjNhM2I1MToxY2MwODRhMy1jYjAwLTQwZjItYjMwYy0wM2EyMzEwZGViZDY.jpg

Gjermania ka vendosur ta kthejë të  detyrueshme vendosjen e maskave kur përdoret transporti publik.

Në të gjithë Gjermaninë dhe gati të gjitha shtetet do të marrin vendim për vendosjen e tyre edhe gjatë blerjeve nëpër dyqane.

Kjo ide është mbështetur edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka rekomanduar fuqishëm vendosjen e tyre javën e kaluar, kur ka lehtësuar masat e izolimit në nivel kombëtar.

Ndërkohë shtete të ndryshme kanë marrë vendime të ndryshme sa u përket udhëzimeve për përdorim të maskave.

Austria i ka bërë ato të detyrueshme gjatë blerjeve nga fillimi i këtij muaji.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303