fbpx

Koronavirusi/ Voltana Ademi, shkresë urgjente Ministrisë së Mbrojtjes, ja ç’kërkon

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i ka dërguar një letër Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjensisë Kombëtare për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Në të kërkohet transparenca mbi fondet e vëna pikërisht në këtë situatë të rënduar nga koronavirusi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Ademi pyet autoritetet se sa është fondi i shpenzuar nga buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore (materiale higjienike) për muajin mars.

Ajo theksoi se me të drejtën që i jep ligji “Për të Drejtën e Informimit”, kërkon transparencë të plotë.

MESAZHI ADEMIT
I jam drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjensisë Kombëtare për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe kam kërkuar informacionin e mëposhtëm:
1. Sa është fondi i shpenzuar nga buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore (materiale higjienike) për muajin mars 2020?
2. Sa është sasia e pakove ushqimore, pakove me materiale jo ushqimore (materiale higjienike) dhe të tjera, që ka përfituar nga buxheti i shtetit secila nga 61 bashkitë e vendit?
3. Cila është përbërja e çdo pakoje ushqimore dhe jo ushqimore të shpërndarë dhe vlera e çdo artikulli të kësaj pakoje?
Pas marrjes së Vendimit për shpalljen e “Fatkeqësisë Natyrore”, qeveria deklaroi mbështetjen për individët dhe familjet në nevojë.

Me të drejtën që jep ligji “Për të Drejtën e Informimit”, kërkoj transparencë të plotë.