Korrupsioni në Universitetin e Elbasan, në pranga 3 persona

Ndërhynin te pedagogët për nota kaluese për studentët e universitetit 'Aleksandër Xhuvani'

Operacioni “Sezoni” ka vënë në pranga 3 persona dje në Elbasan. Policia e qytetit ka arrestuar Skënder Stafën, Qamil Muratajn dhe Medi Hanan pasi akuzohen se ndërhynin te pedagogët për nota kaluese për studentët e universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’.

“Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan. Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.

Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas”, njofton policia.

Lër një koment