Kosnett takon Konjufcën, në fokus integrimi i Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë është takuar sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Glauk Konjuca, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e partneritetit ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës dhe avancimin e Prishtinës zyrtare drejt integrimit në instancat Euro-Atlantike.

Njoftimi për takimin është publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së.

“Ambasadori Kosnett sot ka takuar ministrin e  Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Ata patën një diskutim të rëndësishëm për thellimin e partneritetit global midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, avancimin e diplomacisë së Kosovës dhe sigurimin e integrimit euro-atlantik të Kosovës”, thuhet në njoftim.