Kosova do të kryesojë Fondin e Ballkanit Perëndimor nga 1 janari

WBF-780x439.jpg

Republika e Kosovës do të kryesojë Fondin e Ballkanit Perëndimor nga 1 janari i vitit 2019.

“Kjo është vendosur në takimin e Këshillit të Zyrtarëve të Lartë të Fondit të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur më datat 19 dhe 20 dhjetor, 2018 në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë – Tiranë”-raportojnë mediat kosovare.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është organizatë ndërkombëtare e themeluar nga gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të promovuar bashkëpunimin në rajon”, thuhet në njoftimin për media.

Objektivi kryesor i këtij Fondi është që të fuqizojë bashkëpunimin në mes anëtarëve të saj dhe kohezionin rajonal me projekte të ndryshme me qëllim të avancimit të procesit të integrimit europian.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303