fbpx

Kosova do të sigurojë vaksinën Covid-19 për të gjithë qytetarët, pavarësisht çmimit

vaksina-780x439.png

Kosova do të sigurojë vaksinën Covid-19 për të gjithë qytetarët, pavarësisht çmimit Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj i siguroi qytetarët se qeveria do të sigurojë vaksinën e Covid-19, për të gjithë qytetarët pavarësisht çmimit.

“Jemi në hapat konkret, mendojmë të realizueshëm nëse vaksina nxirret në përdorim që edhe ne ta sigurojmë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Zemaj, një ceremoninë e bashkëpunimit midis Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton Radio Evropa e Lirë.

Ai tha se Kosova po bisedon me një kompani për blerjen e vaksinës, por nuk e tregoi emrin e kompanisë. “Këto janë raporte interne, të tij si ministër dhe Qeverisë së Kosovës”, u shpreh Zemaj.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 25 vaksina aktualisht duke kaluar në prova klinike dhe më shumë se 100 janë duke u zhvilluar në të gjithë botën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303