fbpx

Kosova drejt normalitetit, rihap transportin ajror, tubimet publike dhe pishinat

hotiiii.jpg

Qeveria e Kosovës vendosi që të rihapë transportin ajror, pishinat dhe tubimet publike.

Shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti tha se këto vendime janë në kuadër të hapjes së ekonomisë, por në vazhdimësi duhet marrë parasysh edhe shëndeti i njerëzve.

“Ne do të punojmë për hapjen e ekonomisë por duke pasur parasysh shëndetin e njerëzve”, u shpreh ai.

Duke arsyetuar këto vendime, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se deri në fund të javës me 28 qershor do të fillojë punën aeroporti në kryeqytet dhe auto-shkollat, raportojnë mediat në Kosovë.

“Ne synojmë që gjatë fundjavës të fillojmë punën qoftë për transportin ajror dhe punën e auto shkollave”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Vesel Krasniqi tha se prej 1 korrikut do të hapen edhe pishinat.

“Nga data 01-07-2020 do të fillojnë të punojnë në bazë të udhëzimeve që do t’i japim gastronomia dhe pishinat”, bëri me dije Krasniqi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303