Kosova i kërkon Shqipërisë zbatimin e dy marrëveshjeve të propozuara nga ministri Cakaj

konjufca-cakaj.jpg

Dy marrëveshjet për politikën e jashtme mes Kosovës dhe Shqipërisë, që priten të nënshkruhen në mbledhjen e radhës mes dy qeverive, po shihen si shumë të nevojshme. Por që duhet të zbatohen në praktikë dhe përmes iniciativave zyrtare, e jo të mbesin vetëm në letër.

Ndarja e përbashkët e shpenzimeve dhe detyrave në lobimin për njohjen e Kosovës, si dhe bartja e përvojës të Shqipërisë tek Kosova për procesin integrues në BE, ishin dy marrëveshjet që i premtoi ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në vizitën që kishte dy javë më parë në Kosovë.

Megjithatë, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Blerim Reka thotë se ende institucionalisht nuk di asgjë nga ideja e ministrit Cakaj, shkruan Telegrafi.

“Sigurisht se i nevojitet, prandaj duhet diskutuar dhe takuar. Duhet bërë plani e punës dhe veçuar nevojat kryesore që i ka, jo vetëm ministria për integrim, por shoqëria e Kosovës. Cilin kapacitet institucional mund të fitojmë nga Shqipëria, cilën përvojë të dëmshme nuk duhet përsëritur nga Shqipëria në mënyrë që ne, me këtë përvojë të tyre të shkojmë përpara. Por, po iu them edhe një herë kjo është një iniciativë jo zyrtare e ministrit të jashtëm për të cilën ne nuk jemi të njoftuar ”, shprehet Reka.

Në lidhje me këtë, njohësi i integrimeve Evropiane Vasolli, thotë se si iniciativë është përmendur edhe më herët, por që nuk ka pasur diçka konkrete. Mirëpo iniciativën e fundit e konsideron më serioze dhe thekson se do t’i shërbejë Kosovës.

Në rastin me Shqipërinë është shumë e nevojshme që të indentifikohen ato të cilat na hynë në punë edhe neve. Në këtë mënyrë të sigurohemi që ato inkorporohen edhe në ligjet vendore. Në këtë mënyrë ligjet tona të bëhen edhe më të përafërta me të BE-së”, tha Vassoli.

scroll to top