“Kosova ka ushtri sipas modelit të NATO-s”, Ramush Haradinaj: Jemi të përkushtuar për sigurinë e vendit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj teksa përshëndeti hyrjen e 337 ushtarëve të rinj në FSK, ka thënë se Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët strategjikë si ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik.

Sot në rreshtin e paqes të Ushtrisë së Kosovës, kanë hyrë 337 ushtarë të rinj, pas mbarimit me sukses të trajnimit themelor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët tanë strategjik, ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik. Ushtarët e Kosovës gjithmonë me nder në shërbim të paqes, për të sotmen dhe të ardhmen e sigurt”, shkruan Ramush Haradinaj në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.