Kosova mposht Bullgarinë në mes të Sofjes

KOSOVA.jpg

Kosova ka arritur fitore historike, duke mundur Bullgarinë, me rezultat 2-3, në ndeshjen e zhvilluar në  Sofje.

Bullgaria dhe Kosova u ballafaquan në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020. Kosova ka bërë një super-paraqitje kundër Bullgarisë, dhe më plot meritë merr pikët e plota nga udhëtimi në Bullgari.

“Dardanët” bërë një paraqitje të jashtëzakonshme, duke qenë dukshëm skuadër më e mirë së bullgarët, sidomos në pjesën e dytë, kur skuadra jonë krijoj një mori rastesh, dhe krejt në fund gjeti rrugën e golit.

Ishte pikërisht skuadra jonë që zhbllokoi lojën përmes superyllit Milot Rashicës në minutën e 13-të.

Por, në finish të kësaj pjesë, skuadra bullgare përfitoj nga një gabim i yni dhe me anë të Popov barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Bullgarët mirë e nisen pjesën e dytë, dhe në minutën e 55-të me anë te Dimitrov kaluan në epërsi prej 2-1.

Megjithatë, skuadra jonë nuk u dorëzua dhe përmes Vedat Muriqit barazoi shifrat në 2-2.

Edhe pas barazimit, “Dardanët” nuk u ndalën duke sulmuar më gjitha forcat Bullgarinë, dhe në minutën e 90+1’ vjen golin  i shumëkërkuar përmes Elbasan Rashanit, i cili i siguron tri pikë të mëdha Kosovës, dhe fitoren e parë Kombëtares sonë në kualifikueset e Evropianit të ardhshëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303