fbpx

Kosova në zgjedhje? Çfarë deklaroi kreu i LDK-së, Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,  këtë të premte është takuar me partnerët e koalicionit në Kuvend.

Pas takimit në konferencën e tij për mediat Mustafa ka thënë se kanë folur vetëm për buxhet dhe rimëkëmbje dhe jo për temën e presidentit apo koalicionit.

Ndër të tjera ai është shprehur se në rast se do të ballafaqohen me një situatë kur do të duhet të zgjedhin një president të ri, atëherë do të duhet të gjendet një kandidat që ka përkrahjen e partive dhe shton se nëse s’do të ketë pajtim për karrigen e të parit të shtetit do të shkohet në zgjedhje.

Gjithashtu Mustafa tregon nëse Haradinaj ka kushtëzuar vazhdimin e koalicionit me pozitën e presidentit

“Nëse dështojmë që ta zgjedhim presidentin atëherë shkojmë në zgjedhje. Të gjithë jemi të gatshëm për zgjedhje”, ka thënë Mustafa.