Kosova njihet edhe nga Xhamajka

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se shteti i Kosovës është njohur nga Xhamajka.

Kështu është njoftuar Thaçi nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Lajm i mrekullueshëm! Sapo u njoftova nga ambasadorja Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur. E di se ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë, përfshirë edhe Eliot Engelin. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingstoni”-njofton Thaçi.