Nënshkrimi i marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, i solli kësaj të fundit njohjen nga Izraeli, që pas pavarësisë.
Izraeli, vend aleat i SHBA-ve, do t’i bindet presidentit Trump që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Sipas Associated Press është njoftuar se Serbia ka deklaruar se do të zhvendosë ambasadën e saj nga Izraeli për në Jeruzalem, ndërkohë që Kosova do të normalizojë marrëdhëniet me këtë shtet.
Njohja e Kosovës nga Izraeli cilësohet si një “dhuratë” e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën, pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike me Serbinë.

