fbpx

Kosova nuk e diskuton fitoren ndaj Maltës

kosova.png

Kosova dominoi totalisht sfidën me Maltën dhe arriti të triumfojë me rezultatin 3-1 dhe të marrë një tjetër 3-pikësh, që e konfirmon në krye të grupit 3 të Kategorisë D të Ligës së Kombeve.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes kontrolloi mirë sfidën që në fillim dhe kërkoi me ngulm golin, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 30’, kur Benjamin Kololli dërgoi topin në rrjetë, pas një asisti të Valon Berishës.

Agius riktheu baraspeshën për Maltën në fillim të pjesës së dytë.

Avantazhin për Kosovën e riktheu Vedat Muriqi, duke mposhtur për herë të dytë portierin maltez dhe duke rikthyer qetësinë në kampin kosovar.

Në minutën e 81 ishte sërish Benjamin Kololli, që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Kosovën.

Pas kësaj fitoreje, Kosova mbetet në vendin e parë të grupit, tashmë me 7 pikë, dy më tepër se Azerbajxhani ndjekës, që fitoi 3-0 ndaj Ishujve Faroe në transfertë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *