fbpx

Kosova regjistroi 70 raste të reja dhe një humbje jete

Screenshot_7-20.jpg

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 70 të infektuar me koronavirus nga 2,941 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë  bëri të ditur në raportimin ditor të rasteve se si pasojë e sëmundjes humbi jetën një qytetar. Kurse, të shëruarit janë tetë.Numri total i rasteve aktive është 366. Në 24 orët e fundit janë bërë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë bërë 413.078 doza vaksinash. Kurse, deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303