Kosova regjistron numër të ulët rastesh e viktimash/Sa u shënuan në 24 orë

kosove.png

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi të shtunën se 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar 70 të prekur me COVID-19 nga 633 mostra të testuara.

Po ashtu, në bilancin e përditësuar, IKSHPK njofton për 122 pacientë të shëruar, që e çon numrin e pacientëve që e kanë fituar betejën me COVID-19 në 2705.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-10 në mars, në Kosovë janë prekur 14566 qytetarë, prej të cilëve 11272 janë shëruar dhe 589 kanë humbur jetën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303