fbpx

Kosova shkëlqen, i mungon vetëm goli i fitores

355415-vepjlrGhqc.jpg

Mali i Zi dhe Kosova kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 1-1, të premten mbrëma në Podgoricë, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2020. Përballja mes malazezëve dhe “Dardanëve” është zhvilluar pa pranin e shikuesve pasi që skuadra malazeze ishte e dënuar nga UEFA.

Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, ishin ekip më i mirë në gjitha statistikat, por jo edhe sa për të marrë trepikëshin e rëndësishëm nga ky udhëtim. Djemtë e Kosovës e dominuan lojën në pjesën e parë, duke u shfaqur ekip më rrezikshëm, ndërsa goli i epërsisë erdhi në minutën e 23-të përmes Milot Rashicës, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushi. Duhet përmendur se Kosova nga minuta e 34-të luajti pa yllin Arbër Zeneli, i cili për shkak të një lëndimi u detyruar ta lëshojë fushën. Edhe në fraksionin e dytë, ishte Kosova skuadër që kontrolloi lojën në terren, por ndëshkimi erdhi në minutën e 69-të përmes Mugosa, i cili barazoi shifrat në 1-1. Deri në fund të ndeshjes, futbollistët e Kombëtares sonë, bën presion të madh drejt portës kundërshtare, por pa mundur të gjejnë rrugën e golit të fitores. Përfundimisht Mali i Zi dhe Kosova ndajnë pikët, dhe për skuadrën tonë ky është barazimi i dytë në këto kualifikuese.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303