Kosova shpërblen me 500 mijë euro fitoren historike të kombëtares

Qeveria e Kosovës i ndau Kombëtares së saj të futbollit 500 mijë euro, pas kualifikimit të Kosovës për garat në “play off” në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kualifikimin për kalimin nga Liga D në Ligën C, Kosova e siguroi pas fitores kundër Azerbajxhanit, të martën në Prishtinë, me rezultat 4:0.

Propozimin për ndarjen e mjeteve e bëri ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Përmes rrjetit social Facebook, Gashi tha se ndarja e këtyre mjeteve është shenjë përkrahjeje për pjesëtarët e Kombëtares në futboll “që kanë shkëlqyer në të gjitha lojërat që janë zhvilluar në grupin D”.

Lër një koment