fbpx

Kosova, zbulohet edhe formacioni i vitit

Screenshot_36-3.jpg

Pasditen e sotme në Kosovë u organizua ceremonia “Laureatët e vitit 2020”, ku u shpallën më të mirët e këtij viti në futboll.

Lojtari më i mirë ishte surprizë. Armend Thaqi, që sezonin e shkuar luajti te Prishtina dhe këtë edision te Ballkani ka merituar çmimin prestigjioz.

Aspak surpriza për trajnerin më të mirë, me trajnerin e Dritës kampione, Ardian Nuhiu, që mposhti në këtë garë Ismet Munishin e Ballkanit. Golashënuesi më i mirë i vitit u shpall Mirlind Daku.

Ylli i Ballkanit këtë sezon është pa rivale dhe është bërë makthi i kundërshtarëve. Në vitin 2020 ai luajti në 26 ndeshje dhe shënoi 27 gola, statistika vështirë të arritshme nga dikush tjetër në vitet e ardhshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303