Kosovë/ Janë rinumëruar mbi 80% të votave në 530 vendvotime

Deri në orën 16:00  të ditës së martë janë rinumëruar 430 vendvotime apo 81.29% e 530 vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja që të rinumërohen.

Këtë e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas rinumërimit të këtyre votave pritet të nis numërimi i atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa i personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150.

“Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të ketë qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”.