23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kosovë, kur do të votohet platforma e dialogut me Serbinë?

spot_img

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka caktuar ndonjë datë për mbajtje të seancës në të cilën do të diskutohet dhe të hidhet në votim Platforma shtetërore për dialogun me Serbinë.

Dokumenti nuk po merr mbështetje nga partitë e mëdha opozitare, ndërsa deputetët që e iniciuan atë, shpresojnë se do të miratohet në parlament.

Pas shumë takimeve mes krerëve të institucioneve dhe ekipit shtetëror, Platforma e hartuar për dialogun me Serbinë mori mbështetjen e kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe presidentit.

Por, tani është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, se a e përkrahin një dokument i cili pritet të shërbejë për vazhdimin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes finale mes dy shteteve.

Ekipin negociator nuk e përkrahin dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Me këtë Platformë, Kosova insiston që dialogu të mbyllet me Marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, përmes së cilës duhet të ketë njohje reciproke mes dy shteteve. E presidenti i Kosovës autorizohet të zhvillojë bisedimet për arritjen e marrëveshjes ligjore.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë refuzuar të përfshihen në hartimin e Platformës për dialogun me Serbinë.

Pas dorëzimit të Platformës në Kuvend, më 15 shkurt nga ana e ekipit shtetëror, u tha se ajo do të shqyrtohet në një afat të shpejtë kohor./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat