fbpx

Kosovë-Mali i Zi, “Dardanët” me ëndrra të mëdha në ‘vullkanin Fadil Vokrri’

auto_62209651_2093481410780573_3563373901218054144_n1559938557.jpg

Kosova është gati për një tjetër ndeshje të madhe në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020, të cilën dëshiron ta fitojë me çdo kusht për të qenë e pranishme për herë të parë në një event të madhe të futbollit. Në orën 20:45, në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” do të përballen me fqinjët e Malit të Zi, me synimin e vetëm fitoren, për t’i mbajtur të larta mundësitë për kualifikim.

Suksesi 2-1 i Çekisë kundër Anglisë pak ditë mëparë ishte rezultati më i padëshiruar për Kosovën, pasi “dardanët” duhet të rikuperojnë tashmë 4 pikë ndaj çekëve për vendin e dytë. Edhe pse shkalla e vështirësisë është rritur, te “Dardanët” ka entuziazëm dhe dëshirë të jashtëzakonshme për ta bërë realitet një ëndërr të madhe të futbollit kosovar.

Në takimin e parë të zhvilluar në Podgoricë, Kosova barazoi 1-1 me gol të Milot Rashicës që në minutën e 24-t (u barazua nga Mugosa 69’), por ç’është e vërteta skuadra Challandes ishte dominuese në lojë dhe meritonte fitoren në këtë duel.

“Dardanët” mbeten favoritë në sfidën e mbrëmjes në “Fadil Vokrri”, por pikërisht ky fakt, dhe mënyra e lojës së kundërshtarit (në pozita mbrojtëse), mund ta bëjë edhe më të vështirë arritjen e rezultatit.

Miqësorja me Gjibraltarit ishte një provë e pakontestueshme që tregon se kur je në pozitat e favoritit bëhet edhe më e vështirë për të gjetur golin.

Por në Grupin A, në orën 20:45, në “Vasil Levski” të Sofjes luhet edhe takimi Bullgari-Angli, rezultati i së cilës ka interes për “Dardanët”. Një tjetër rrëshqitje e këmbës për “Tre Luanët” do t’i rrezikonte ndjeshëm ata, pasi me fitoren e mundshme të Kosovës ndaj Malit të Zi, diferenca mes dy kryesuesve dhe “Dardanëve” do të ngushtohej në 1 ose 2 pikë. (Supersport)

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303