fbpx

Kosovë, mbi 2 mijë raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

koronavirusi-23-2.jpg

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 5 viktima nga COVID-19.

Nga 9.451 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.786.709 doza të vaksinës. Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768. Në total numri i rasteve aktive është 30.871.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303