Kosovë/ Ndalohen nga policia dy komisionerë dhe një vëzhgues

zgjedhjet-kosove.jpg

Policia e Kosovës ka ndaluar dy komisionerë me urdhër të Prokurorisë.

Ndalimi i tyre është bërë pasi kanë lejuar  që të votohet në kundërshtim me udhëzimet e KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.

Njëri nga komisionerët është kryesues i vendvotimit dhe tjetri zyrtar i identifikimit në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”.

Më herët u raportua se në Veri të Kosovës pati incidente pasi komisionerët serb kishin lejuar votimin me letërnjoftim të Serbisë, gjë që nuk lejohet në këto zgjedhje.

Ndërkohë njoftohet gjithashtu se një vëzhgues i një partie është arrestuar në fshatin Brus të Lipjanit.

Sipas Flora Ahmetit, zëdhënëse në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, arrestimi i këtij personi vjen pasi ndaj të dyshuarit kishte pasur fletë arrest nga gjykata për grabitje.

scroll to top