fbpx

Kosovë/ Pjesëmarrja në zgjedhje është 19% deri në orën 13:00

dnvv.png

Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” që monitoron procesin e zgjedhjeve ka njoftuar se 371 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00.

“Shprehur në përqindje pjesëmarrja është rreth 19 përqind”, ka thënë Artan Murati në një konferencë për media.

“Deri në këtë orë, në zgjedhjet e vitit 2017 pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 13 përqind. Kemi një trend të rritjes aktualisht në bazë të votimit që po bëhet”,

“Procesi po zhvillohet i qetë dhe incidente serioze. Megjithatë janë identifikuar disa probleme që janë vërejtur edhe më herët. Ka pasur raste kur qytetarët kanë pasur vështirësi që ta gjejnë vendvotimin e duhur. Janë rreth 7 mijë e 300 persona, kur prinë Prizreni dhe Peja me nga 107 raste”.

“317 persona janë identifikuar dhe janë lejuar të votojnë me dokumente me afat të skaduar. Ofrimi i asistencës mbetet një nga çështjet që vërehet në vendvotime anekënd Kosovës. 22 mijë votues kanë votuar me asistencë”.

“110 raste janë vërejtur kur një person ka ofruar asistencë më shumë se një herë. Fotografimi i votës është vepër penale. Janë 83 raste që janë vërejtur  nga ora 9:30 deri në 13:00 dhe 96 raste qëndrimi i më shumë se një personi prapa kabinës”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303