fbpx

Kosovë: Tetë viktima dhe 207 raste të reja të të prekurve me COVID-19

Në 24 orët e fundit tetë persona humbën jetën ndërsa 207 nga 401 të testuar dolën se janë të infektuar me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se Prishtina me 77 veta ka numrin më të lartë të rasteve konfirmuara në 24 orët e fundit, ndërsa pasohet nga komuna e Gjilanit me 27 raste, komuna e Prizrenit me 22 raste, komuna e Fushë Kosovës me 11 raste, komuna e Lipjanit me 9 raste, komuna e Gjakovës me 8 raste, komuna e Skenderajt me 7 raste, komuna e Pejës me 5 raste, komuna e Rahovecit me 5 raste, komuna e Vushtrrisë me 4 raste, komuna e Vitisë me 4 raste, komuna e Klinës me 4 raste, komuna e Kamenicës me 4 raste, komuna e Mitrovicës me 3 raste, komuna e Obiliqit me 3 raste, komuna e Podujevës me 3 raste, komuna e Drenasit me 2 raste, komuna e Kllokotit me 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime.

Rastet e së enjtes e çuan në 4 mijë e 307 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur 2 mijë e 95 raste, ndërsa 2 mijë e 118 mbeten raste aktive.

Qeveria e Kosovës tashmë sërish ka rikthyer disa nga masat për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve në qytetet më të prekura të vendit, ka shkurtuar numrin e të punësuarve në institucione dhe ka kufizuar veprimtaritë e restoranteve dhe kafeneve./VOA

 

REAL NEWS