Kotzias akuzon Kamenosin: “Baltosi” Marrëveshjen e Prespës

kotzias-kamenos.jpg

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, në një intervistë për një televizion grek, ka deklaruar se ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos “baltosi” diskutimin për Marrëveshjen e Prespës.

“Diskutimi për marrëveshjen e Prespës në këshillin ministror u mbulua me baltë nga ministri i Mbrojtjes, jo vetëm për fonde sekrete, por edhe me akuza se qeveria paguhet nga Sorosi. I vetmi që reagoi kundër isha unë. Në një qeveri që kërcënohet në këtë formë, unë nuk kam vend. Tjetër ministër duhet të largohej”, tha Kotzias.

Për debatin e Marrëveshjes së Prespës, ish-ministri theksoi se “janë kryer 4 takime ministrore, në të cilat Kamenosi nuk ka pranuar që të paraqitet”.

Kotziasi ka bërë të qartë se marrëveshja mund të arrinte në dhjetor në parlamentin grek, çfarë binte në kundërshtim me interesat e ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos, që paraqiti dhe një plan B pa dijeninë e tij, në Amerikë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303