20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Kotzias përgënjeshtron: Nuk ka pasur fonde për Shqipërinë

spot_img

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i ka quajtur të rreme publikimet se fonde sekrete janë dhënë edhe në Shqipëri.

“Doli një lajm i rremë se shkuan fonde në Shqipëri. Në Shqipëri, kush ka qasje pozitive ndaj Greqisë, akuzohet që pardje se është “i kapur”. Dhe si është i kapur? E thotë dhe vetë partneri i qeverisë”, deklaroi Kotzias, duke iu referuar ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pas të cilës Kotzias dha dorëheqjen, tha ndër të tjera se “qeveria greke merr para nga Sorosi që të blejë të huajt”.

Kotzias ka shpjeguar në një intervistë televizive se si ka funksionuar mekanizmi i fondeve sekrete. Sipas tij, një shërbim i ministrisë bën propozimin se ku duhet të jepen fondet dhe propozimi i shkon Parlamentit për miratim.

“Ka një komision nga kryesia e Parlamentit. Ndoshta përbërja e tij është aktualisht e madhe, prandaj ndodhin dhe këto “rrjedhje” në shtyp. Dhe fondi do të mund të tërhiqet nga llogaria bankare vetëm nëse do të ketë vendime të veçanta nga Parlamenti për secilin nga propozimet. Ne krijuam një komision në ministri që kryesohet nga sekretari i përgjithshëm, i cili ka statusin e nëpunësit civil dhe ka në përbërje dy ambasadorë të nivelit të lartë. Komisioni merr edhe mendimin e ministrit. Disa fonde janë konstante prej vitesh. Shuma e fondeve tona ishte sa 1/7 në raport me të kaluarën, sqaroi Kotzias.

Ish-ministri vijoi me shpjegimin e procedurës: “Meqë dy herët e para Parlamenti nuk e dinte se si funksiononte, shkuan vetë diplomatët tanë dhe dhanë shpjegime. Pastaj, herën e tretë, të katërt, të pestë e të gjashtë në dy vitet që po funksionon, u dërguan dokumentet dhe nëse kishte ndonjë pyetje, shkonte një diplomat dhe jepte sqarime. Përkundër dy herëve të para, nuk ka pasur më pyetje nga parlamenti. Rrjedhimisht, parlamenti i shqyrton fondet sekrete se ku shkojnë, po të konstatojnë probleme ia shtrojnë kryetarit të parlamentit ose neve dhe po nuk pati problem, i miratojnë. Dhe pasi miratohen, atëherë i merr paratë Ministria e Jashtme, nuk i merr ministri i Jashtëm, nuk kalojnë nga xhepi i tij. I merr drejtoria përkatëse. Nëse i japim për të eksploruar Antarktidën, i merr drejtoria e Antraktidës – që të mos them emra shtetesh konkretë. Po të jetë se si do të thyejmë rekordin botëror në kërcimin trehapësh, i merr drejtoria që është e ngarkuar me sportet”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat