Kourtney nuk flet për jetën private, Kim e kërcënon se do e përjashtojë nga ‘reality show’

Kim Kardashian ka kërcënuar Kourtney se do e përjashtojë nga ‘Keeping Up With The Kardashians’, pasi ajo refuzon të flasë për jetën e saj përpara kamerave. Së bashku me motrat e saj dhe nënën Kris, Kim është një nga producentet ekzekutive të këtij ‘reality show’ dhe prandaj e ka paralajmëruar Kourtney-n se duhet të hapet më shumë që mos të largohet nga spektakli.

Kim gjithashtu ka zbuluar se ajo lexon rregullisht komentet e fansave se si mund ta bëjnë akoma më mirë ‘Keeping Up With The Kardashians’. “Puna jonë është që të tregohemi të hapura e të sinqerta dhe të zbulojmë sa më shumë nga vetja. Duket se vitet e fundit Kourtney nuk ka folur në kamera për jetën e saj private”, ka thënë Kim.

Më herët Kourtney ka treguar se motrat janë shumë kurioze për çdo gjë që ka lidhje me jetën e saj private, ndaj asaj nuk i pëlqen të flasë shumë për historitë e dashurisë. Kourtney është fotografuar disa herë nga paparaci në krah të një mashkulli, por ajo nuk ka treguar asgjë për publikun, por as për familjen e saj.