fbpx

KPK e kaloi, Komisioneri Publik ankimon: Të shkarkohet prokurori Muçi

besnik-muci3.jpg

Edhe pse e kaloi me sukses vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prokurori Besnik Muçi nuk mund të jetë i qetë.

Komisioneri Publik ka njoftuar sot ankimin e vendimit e KPK që konfirmoi në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, Tiranë, Besnik Muçi.

Sipas Komisionerit Publik nuk justifikohet pasuria.

“Shkaqet përcaktuese për të cilat Komisioneri Publik çmon se ky vendim i Komisionit nuk është i drejtë, qëndrojnë në vlerësimin se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk arrijnë të justifikojnë bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe pasurive, referuar nenit D/3, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 30, të ligjit nr. 84/2016. Subjekti i rivlerësimit nuk justifikon burimet financiare të shpenzimeve dhe kursimeve për vitet: 2003, 2004 dhe 2005, si dhe gjendet në kushtet e mosdeklarimit të pasurisë dhe deklarimit të pamjaftueshëm të saj, referuar nenit D, pika 1 dhe 5, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 61/3, të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *