KPK shkarkon Vatan, ja kush u zgjodh drejtues i ri i Prokurorisë së Matit

Drejtuesi aktual i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Hysni Vata është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me datë 9 shtator.

Sot është emëruar edhe drejtuesi i ri, Abaz Muça.

Me 8 vota pro prokurori Abaz Muça merr pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat.