KQZ do të punësojë 337 persona, ja pagat dhe aplikimi

Zgjedhjet lokale po afrohen dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke përgatitur infrastrukturën e domosdoshme.

KQZ ka njoftuar në kuadër të procesit elektoral të qershorit të ardhshëm do të punësohen me kontrata të përkohshme 337 persona. Kontratat do të jenë nga 3 deri në 5 muaj.

Kërkohen punonjës për magazinerë, specialistë juridik e shërbimesh, teknik, sallë, përkthyes dhe operator. Përzgjedhja sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të bëhet me konkurrim.

Përsa i përket pagesave KQZ njofton se me 70 mijë lekë do të paguhen për specialistët e lartë, 40 mijë lekë për specialistët e tjerë, si dhe 30 mijë lekë për punonjësit e shërbimi. /Real-news.tv/

Lër një koment