KQZ ende pa vendim për zarfet nga Serbia

elections-in-kosovoo-9.jpg

Prokuroria e Kosovës, thuhet se po i vazhdon hetimet për zarfet me votat nga Serbia, kurse mostrat e zarfeve nga Serbia, sipas Prokurorisë, janë dërguar për ekzaminim në një prej laboratorëve në Evropë, por nuk saktësohet në cilin shtet.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka një vendim të prerë se çfarë do të ndodhë me këto zarfe.

Dymbëdhjetë pacientët e shtruar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishin reaksione alergjike teksa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, kanë dalë nga spitali, kanë bërë të ditur zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Të dielën, më 13 tetor, teksa po hapnin dhe verifikonin votat e ardhura nga Serbia në zarfet e mbyllura, fillimisht kanë qenë 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që janë ankuar për gjendjen e tyre shëndetësore dhe më pas 12 prej tyre kanë përfunduar të shtrirë në spital.

Për autoritetet në Beograd, gjithçka në lidhje me zarfet nga Serbia është sajesë dhe sipas tyre një përpjekje për manipulim./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303