fbpx

KQZ kërkesë/ lmplementimin e teknologjisë në zgjedhjet 2021

Screenshot_9-22.png

Përmes një letre dërguar partive më të mëdha në vend,  komisionari shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi thekson se projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave .“KQZ-ja ka kompetencë të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin në zgjedhje të sistemeve ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit, për të mbuluar aspektet dhe/ose procedurat të veçanta të procesit zgjedhor, të angazhojë konsulencën e huaj për këtë qëllim, si dhe të prokurojë sisteme apo pajisje të teknologjisë së informacionit apo edhe të shërbimit të operimit të tyre. KQZ-ja është e detyruar që të përdorimin e sistemeve dhe ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit ta zbatojë  në zgjedhje nëpërmjet projekteve pilot, në jo më pak se 10% të numrit të zgjedhësve për çdo fazë të implementimit”, shkruhet ndër të tjera në letrën e KQZ-së drejtuar partive politike.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303