30.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

KQZ merr masa: Gjobë për 18 KZAZ që kanë numëruar më pak se 50% të kutive

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një deklaratë për media së fundmi, ku bëjnë me dije se janë sanksionuar anëtarët që kanë ndërprerë procesin e numërimit të votave gjat ditës së sotme.

Ky vendim është për 18 KZAT, të cilat është numëruar më pak se 50% të QV që kanë  pasur në administrim.

Rezulton se në total janë 126 persona, kryesisht nga Tirana, por edhe nga rrethe të tjera të Shqipërisë.

“Lidhur me procesin e ecurisë së votave në 92 vendet e numërimit të votave, deri tani ka përfunduar numërimi për subjektet por edhe për kandidatët për 39 KZAZ, në 35 KZAZ kanë arritur të numërojnë vetëm mbi 50% të QV që kanë në administrim, ndërsa 18 KZAZ kanë numëruar më pak se 50%.

Duke patur parasysh ecurinë e ditës së sotme, më lejoni të ju informoj se KQZ ka vendosur sanksionin administrativ prej 3 mijë lekësh për të gjithë anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor, të cilët deri në këto momente kanë numëruar më pak se 50% të QV, pra për 18 KZAZ.

Sanksioni është vendosur për mos respektim të nenit 122, pika 1 e Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se tabela përmbledhëse e rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor nxirret nga KZAZ jo më vonë se ora 22:00″, shprehet përfaqësuesja e KQZ, në deklaratën për media.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat