KQZ nuk i bindet Metës, zbardhen pikat e mbledhjes së sotme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë hapur kundër dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa ka vijuar mosbindjen ndaj tij, duke u mbledhur ditën e sotme për të miratuar listën emërore të shtetasve të cilët mund të zgjidhen kryesisht si anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet lokale.

Rendi i ditës në KQZ:

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkoj marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite :

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.