fbpx

KQZ, nuk ka konsensus për numërimin elektronik

Screenshot_17-7.png

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi këtë të mërkurë është takuar me përfaqësuesit e partive politike ku ka diskutuar në lidhje me debatin për numërimin elektronik.Burime bëjnë me dije se ne këtë takim nuk është rënë dakord mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës për konsensus për testimin e votimit/numërimit elektronik.Ndër të tjera mësohet se Partia Socialiste ka ardhur me një propozim të ri që ky testim të mos përdoret në Tiranë, Fier dhe në Korçë meqë ka kosto të lartë, s’ka kohë dhe nuk është i detyrueshëm, le t’a bëjmë vetëm në një ZAZ. Ku t’a dojë KQZ. Të jetë i pjesshëm në një qark.Ndërsa PD ju qëndron varianteve për qarkun e Korçës dhe Fierit.Ndërkohë që bëhet me dije se në mbledhjen e sotme palët kanë rënë dakord që SMARTMATIC të bëjë identifikimin biometrik në të gjithë vendin për 25 prillin.Ndërsa në lidhje me votën e emigrantëve nuk ka një vendim përfundimtar nga palët, dhe opozita nuk ka një verdikti final as po dhe as jo. PS-ja gjithashtu kërkon disa korrigjime teknike, ndërsa LSI shprehet skeptike për postën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303