fbpx

KQZ paralajmëron Ramën dhe Bashën

rama-basha.jpg

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka paralajmëruar kryetarët e bashkive dhe përgjegjësit e zyrës së gjendjes civile se do të përballen me ligjin nëse organizojnë regjistrime fiktive për zgjedhjet e 30 qershorit.

Zguri u shpreh për mediat se ky fenomen ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara. Sipas tij, është lehtësisht i verifikueshëm dhe do të monitorohet.

Deklarata e Zgurit: Në proceset e mëparshme zgjedhore jo vetëm vëzhguesit, por edhe KQZ ka konstatuar se në disa bashki të vendit është përhapur transferimi i fenomenit artificial të vendbanimit të mbështetësve të atyre që kandidojnë për kryetar bashkie, me qëllim ndikimin e paligjshëm mbi rezultatin e votimit nëpërmjet votave të këtyre votuesve artificiale. Ndryshimi artificial i banimit përbën shpërdorim të pastër detyre, por ka pasoja të rënda edhe në sistemin demokratik, sepse cënon raportin e zgjedhësve me pushtetin e zgjedhur. Ky fenomen i kundërligjshëm lë gjurmë ndaj është i verifikueshëm lehtësisht. Është e lehtë të konstatohet se kur në një apartament figurojnë 10-20-30 familje atëherë në këtë bashki kryetari i bashkisë dhe përgjegjësi i zyrtës së gjendjes civile kanë organizuar në bashkëpunim zhvendosjen artificiale të zgjedhësve. Auditët e KQZ do të merren me investigimin e këtij fenomeni, KQZ do të kallëzojë penalisht kryetarët e bashkive dhe përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile, kurdoherë që do të vihet përballë këtyre fakteve.

Gjithashtu, Zguri i bëri thirrje Ramës dhe Bashës që të deklarohen kundër këtij fenomeni.

Ndaj unë ftoj lidershipin e mazhorancës dhe opozitës të deklarohen kundër me qëllim që t’i heqin çdo mbështetje politike fenomeni. Ndërsa për zgjedhësit kishte një apel, që të kontrollojnë emrin në listën e zgjedhësve. I bëjmë thirrje zgjedhësve që të kontrollojnë emrin në listën elektronike të zgjedhësve të kontrollojnë emrin në faqen zyrtare të internetit të KQZ. Deri në 21 maj 2019 është e hapur mundësia për t’iu drejtuar gjendjes civile për të saktësuar të dhënat e tyre. Pas kësaj date listat bëhen përfundimtare. Zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listë mund të votojnë vetëm me vendim gjykate“, u shpreh Zguri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303