fbpx

“Krah për krah”, Xhaçka dhe ambasadorja Kim në anijen e Forcave Detare Shqiptare

Ministrja  e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim kanë marrë pjesë në bordin e anijes P-134 Butrinti të Forcave Detare Shqiptare në një lundrim përgjatë gjirit të Vlorës.

Ato kanë dalë bashkë me 5 anëtarë të bordit të anijes, për të treguar bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Xhaçka ka shkruar krahas fotos me Kim, “Krah për krah!” bashkë me dy flamurët e shteteve.

Ambasada e SHBA-së ka shkruar se kjo vizitë ishte një tjetër shembull si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë “krah për krah” si aleate në NATO.

“Përkushtimi i Shqipërisë ndaj NATO-s mbetet një përparësi kryesore për qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe shqiptare”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Anija P-Butrinti ka marrë pjesë në misionin e shpëtimit të emigrantëve në detin Egje.