Krahasimi që Rama i bën Metës me Nard Ndokën

Screenshot_10-4.jpg

Edi Rama vijon ‘spektaklin’ në turin e tij nëpër Shqipëri, të cilin e quan fushatë elektorale. Ai zhvilloi sot një takim Tropojë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Ashtu sicc bën në të gjitha takimet Kryeministri, në fjalën e tij, nuk harroi të ironizojë kryetaren e LSI Monika Kryemadhin duke thënë se “unë dhe Rexha nuk jemi doktorë shkencash, një copë piktor dhe një copë traktorist jemi, nuk jemi fallxhor.”

Ndër të tjera Rama foli edhe lidhur me Presidentin Ilir Meta, me të cilin ka patur përplasje të forta që prej nxjerrjes së dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

“Imagjinoni t’ jesh Fatmir Mediu, që nuk të llogarit njeri fare. Nardi është një nivel më të lartë se vendin që kishte ia e ka zënë Ilir Meta. Meqë ra fjala te Ilir Meta, ka marrë përsipër pjesën e dhunës institucionale. E pe si tha, unë skam anuluar zgjedhjet në Amerikë që të pyes për Amerikën as nuk kam anuluar zgjedhjet në Itali që të pyes Italinë.” tha Rama ndër të tjera. /real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303