fbpx

Krahasoi bebin mbretëror me shimpaze, pushohet nga puna moderatori i BBC

785-0-5cd529e0e31c6.jpg

Prezantuesi i BBC Radio 5 u pushua menjëherë nga puna pas publikimit të një fotoje me përmbajte racizmi në lidhje me bebin mbretëror të Meghanit dhe Harryt.

Ai postoi një foto bardhë e zi të një çifti dhe një shimpanzeje të veshur me kostum dhe kapelë.

“Foshnja mbretërore largohet nga spitali,” shkroi ai.

Pas komenteve të ashpra të cilat kritikuan Baker-in për përmbajtjen raciste, ai e fshiu foton.

Në një postim të dytë, u shpreh se “ishte një shaka për mbretërorët dhe kafshët e cirkut me rroba të shtrenjta”, e cila u interpretua si “majmun dhe racizëm” .

Një zëdhënës i BCC tha:

“Ky është një gabim serioz në mënyrën e gjykimit dhe shkon kundër vlerave që BBC ka për qëllim të transmetojë. Danny është një prezantues i shkëlqyer, por nuk do të jetë më me ne.”

Lindja e bebushit Archie Harrison Mountbatten-Windsor ishte një moment tepër i rëndësishëm për shoqërinë britanike, pasi ai bëri historinë duke qenë foshnja i parë në familjen mbretërore që ka origjinë të përzierë./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303