‘Krahu i djathtë’ i Ramës ngjit shkallët drejt Metës

Ndërsa Parlamenti zien nga debatet për zhdekretimin e Presidentit për zgjedhjet e 30 Qershorit, Ilir Meta vijon axhendën e përcaktuar prej tij, takime me krerët e partive politike për vendosjen e një date të re.

Presidenti zhvilloi ditën e djeshme një takim  me aleatët e Partisë Demokratike për caktimin e një tjetër date për zgjedhjet lokale.

Të pranishëm në takim ishin: Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka dhe përfaqësuesi i PR, Arian Madhi. Ndërsa paraditen e sotme, shkallët e Presidencës për takimin e radhës me kreun e shtetit i ka ngjitur Kreu i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima.

Kujtojmë se Kokëdhima ka qenë një ndër deputetët më të afërt të Kryeministrit Rama. Tashmë na mbetet të presim për të parë se çfarë do të dalë nga takimi i tyre.