Kramp-Karrenbauer premton një epokë të re në Gjermani

1047416.jpg

E vendosur për të pasuar Angela Merkel si udhëheqëse të Kristian Demokratëve, Annegret Kramp-Karrenbauer premtoi të mërkurën një kapitull të ri për Gjermaninë, ku sipas saj njerëzit do të ndihen si në shtëpi, pas një periudhe trazirash politike të shënuar nga rritja e ekstremit të djathtë.

Nëse siguron udhëheqjen e CDU-së, Kramp-Karrenbauer, 56 vjeç, do të ishte pretendetja kryesore për të pasuar Merkelin si kancelare.

Por sondazhet tregojnë se Kramp-Karrenbauer, sekretarja e  përgjithshm e partisë konservatore, renditet pas biznesmenit, Friedrich Merz, 62 vjeç. Merkel lajmëroi javën e kaluar se do të heqë dorë nga udhëheqja e CDU në kongresin e partisë në dhjetor, duke paralajmëruar fundin e një epoke 13-vjeçare në të cilën ajo ka dominuar politikën evropiane.

Për Kramp-Karrenbauer, sfida më e madhe është që të përcaktojë profilin e saj të veçantë nga Merkel, por gjithmonë duke mbetur besnike ndaj kancelares.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303