Krasniqi “mbulon” në Bronz Kosovën

Xhudo Kosovare vijon të korrë suksese. Së fundmi, flamuri Dardan është ngritur në qiellin e Tokyos, aty ku Distria Krasniqi është shpallur fituese e medaljes së Bronztë në Kampionatin Botëror për kategorinë deri në 48 kilogram.

Krasniqi ishte fenomenale në duelin final, ku mposhti numrin 17-të të Botës, spanjollen, Laura Martinez Abelenda. Numri 5 i renditjes botërore fitoi me IPPON, duke hedhur në parket kundërshtaren. Kjo është medalja e parë që Kosova merr në këtë turne, që pritet të shtohet në orët e ardhshme.

Majlinda Kelmendi (-52kg) ndeshet ditën e hënë nga ora 03:00 e mëngjesit. Nora Gjakova (-57kg) dhe Akil Gjakova (-73kg) ndeshen ditën e martë nga ora 03:00 e mëngjesit. Loriana Kuka (-78kg) ndeshet ditën e premte nga ora 05:00 e mëngjesit.