fbpx

Kremlini: Putin nuk mund të dalë vullnetar për ta bërë vaksinën anti-Covid

AP20085608999234-1.jpg

 

Kremlini ka njoftuar se presidenti i vendit, Vladimir Putin nuk mund ta bëjë vaksinën për Covid-19, pasi është ende e paçertifikuar, pavarësisht se konsiderohet e “sigurt” për t’u përdorur.

Presidenti rus muajin e kaluar njoftoi se vendi kishte zhvilluar një vaksinë të dytë, EpiVacCorona. Kurse, vaksina e parë kandidate për Covid-19 u njoftua në gusht.

“Ne ende nuk kemi filluar vaksinimin e përhapur dhe kreu i shtetit nuk mund të marrë pjesë në vaksinim si vullnetar. Është  e pamundur,”tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov .

“Presidentit nuk mund t’i injektohet një vaksinë e paçertifikuar.”

Në tetor, Putini njoftoi se Rusia kishte gati edhe një vaksinë të dytë për koronavirusin, EpiVacCorona, ndërsa gara globale për prodhimin e një vaksinë të sigurt dhe efektive për të luftuar pandeminë, që deri më tani ka marrë gati 1.4 milion jetë njerëzish.

Putini javën e kaluar tha se Rusia kishte marrëveshje prodhimi me Kinën dhe Indinë dhe inkurajoi Brazilin dhe Afrikën e Jugut që gjithashtu të prodhonin vaksinën ruse.

Gjigantët e farmacisë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre kandidate është 95 për qind efektive, ndërsa kompania amerikane Moderna tha javën e kaluar rezultatet e hershme treguan se kandidati i saj ishte 94.5 për qind efektiv.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303