fbpx

Kremlini reagon për ofensivën turke në Siri: Turqia të ketë kujdes…

turkish-offensive.jpg

Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov tha të hënën se Rusia dëshiron që Turqia të sigurojë që ndërhyrja e saj ushtarake në Sirinë veriore ishte në përpjesëtim me situatën.

Ushakov, duke folur në Riad gjatë një vizite zyrtare në Arabinë Saudite së bashku me presidentin Vladimir Putin, ka komentuar operacionin ushtarak të Turqisë që nisi javën e kaluar.

Ushakov tha se gjëja kryesore për Moskën është që ofensiva e Turqisë – e cila synon milicinë kurde siriane të parë nga Ankaraja si të përafruar me separatistët kurdë në Turqi, të mos dëmtojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike për luftën 8-vjeçare të Sirisë./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303