Kreu i KLP, magjistratëve: Bëni kujdes! Po kaloni në kokën e gjilpërës…

Gent Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë i pranishëm sot gjatë takimit prezantues të dokumentit metodologjik “Monitorimi i Integritetit Gjyqësor”, u ndal te reforma në drejtësi.

Ibrahimi tha se një rrugë tashmë e përdorur në Shqipëri është ndërhyrja legjislative dhe se magjistratët po kontrollohen intensivisht.

“Një rrugë tashmë e mbipërdorur nga Shqipëria është ndërhyrja legjislative. Reforma në Drejtësi është ndërhyrje legjislative.

Ndërhyrja legjislative për hapjen  e gjykatave dhe për të garantuar regjistrimin e luftës finale. Shqipëria e ka mbipërdorur përmes reformës në Drejtësi.

Rezultatet janë të rëndësishëm të mbeten atje, ku janë. Magjistratët e Shqipërisë po kalojnë në kokën e gjilpërës.”-tha ai.