Kreu i KLSH-së, Presidenti Meta u përgjigjet skeptikëve

WhatsApp-Image-2019-01-24-at-11.13.38-675x450.jpeg

Pas kritikave që mori kandidatura e tij për kryetar të KLSH Bahri Shaqiri, Presidenti Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje të gjithë skeptikëve.

Pasi mbajti homazhe para bustit të Islamil Qemalit, në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së tij, Meta u përgjigj shumë shkurt, duke shtuar se në punën e tij e udhëheqin Kushtetuta dhe interesi publik.

“Kushtetuta dhe interesi publik më udhëheqësin në veprimet dhe aktet e mia”, tha Meta.

Kujtojmë se zëra nga maxhoranca pohuan se Shaqiri nuk plotësonte kriteret ligjore për këtë detyrë.

Meta u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me kompetencat që dje Rama ia delegoi Gent Cakajt, duke i besuar Ministrinë e Jashtme.

Teksa u tregua i përmbajtur në përgjigjen e tij Meta tha se e ka të qartë se kujt mund t’i delegoj autoritetin kushtetues në emër të Republikës së Shqipërisë.

“S’kam asnjë koment për organizimet e bindshme të qeverisë apo të pushtetin vendor. E kam të qartë ai president i Republikës edhe për shkak të vendimit vizionar të gjykatës Kushtetuese, se kujt institucioni mund t’i delegoj autoritetin kushtetues në emër të Republikës së Shqipërisë”, theksoi ai.

scroll to top